Live

Parashqevi Simaku feston sot ditëlindjen e 59-të

12:31 / 01 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare,  Parashqevi Simaku feston sot ditëlindjen e 59-të.

Lajmine e ka bërë vet ajo të ditur, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Mes tjerash, Simaku i ka dërguar edhe një mesazh prekës djalit të saj, transmeton Klankosova.tv.

“Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty.
Çdo nënë, kur zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së saj, ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t’i thotë: “Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!”

“Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty…
Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë.

Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty – ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime.
Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja – drita dhe shpresa ime.

Të dua pafund, Luke”. Ka shkruar Simaku.

Shpërndaje në

U Kopjua