Live

Parlamenti i Zvicrës i thotë Po traktatit të ndihmës juridike me Kosovën

22:55 / 27 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Pas Dhomës Nacionale, dhjetorin e kaluar, Dhoma e Kantoneve ka miratuar të hënën njëzëri dhe pa diskutim marrëveshjen e ndihmës juridike.

Sipas të gjitha gjasave, Zvicra mund të lidhë një marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale me Republikën e Kosovës. Pas Dhomës Nacionale, pro këtij bashkëpunimi ka votuar edhe Dhoma e Kantoneve (Senati), transmeton albinfo.ch

Dhoma e vogël pra ka miratuar të hënën njëzëri dhe pa diskutim marrëveshjen e ndihmës juridike. Ndërsa Dhoma Nacionale ka miratuar dokumentin në dhjetor të vitit që shkoi, me 176 vota pro, 6 kundër dhe dy abstenime.

Me gjithë këtë, marrëveshja mund të jetë ende subjekt i referendumit fakultativ, njoftojnë shërbimet parlamentare.

Siç ka njoftuar Këshilli Federal lidhur me traktatin, Zvicra dhe Republika e Kosovës tashmë janë duke punuar së bashku në zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale bazuar në ligjet e tyre përkatëse kombëtare, përcjell albinfo.ch. Marrëveshja e re e ndihmës së ndërsjellë juridike synon të thjeshtojë dhe përshpejtojë bashkëpunimin.

Zbatimi nuk kërkon ndonjë ndryshim në ligj.

Kontrata hyn në fuqi kur të plotësohen kërkesat e vendeve përkatëse dhe të dyja palët kanë njoftuar njëra-tjetrën. Ministrja e Drejtësisë Elisabeth Baume-Schneider theksoi në senat se Zvicra e njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës saktësisht 15 vjet më parë, më 27 shkurt 2008.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...