Live

Partia popullore në Serbi kërkon referendum për ta rrëzuar planin e BE-së

17:30 / 28 Mars 2023

Nga Kosova Live

“Duke e refuzuar planin franko – gjerman me referendum, qytetarët e Serbisë do t’i dërgonin mesazh të qarte mbarë botës se nuk e pranojnë propozimin dhe se Serbia nuk e njeh shtetin e rremë të Kosovës. E vetmja mundësi ligjore, jo e dhunshme dhe demokratike që mund te parandaloj këtë është mledhja e 100.000 nënshkrimeve për shpalljen e referendumit ku qytetarët do të shprehin mendimine tyre për këtë plan”, tha Slobodan Doklestiq zyrtar i Partisë Popullore në Serbi për gazetën “Danas”.

Doklestiq, i cili është një nga autorët e iniciativës popullore për shpalljen e referendumit, e cila në Kuvendin e Serbisë ia dorëzoi grupi parlamentar i Partisë Popullore, shtoi se nëse mblidhen nënshkrimet të mjafueshme, Kuvendi do të jetë i detyruar të thërrasë referendum, rezultati i të cilit do të jetë i detyrueshëm për të gjitha organet shtetërore.

“Nga dita e dorëzimit të nënshkrimit deri në mbajtjen e referendumit, asnjë autoritet shtetëror nuk duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në lidhje me pranimin apo zbatimin e planit”, tha Doklestiq.

Ai theksoi se sipas gjitha anketave të opinionit publik, është e qartë se shumica dërmuse e qytetarëve serbë, më shumë se 80 për qind, janë kunder këtij plani.

Kryetari i Këshillit Ligjor të Partisë Popullore shtoi se plani u shfaq pas zgjedhjeve të fundit dhe se qytetarët nuk patën mundësi të shprehnin mendimin e tyre në zgjedhje, ndaj është e logjikshme që ata të kenë mundësi ta bëjne këtë ne referendum.

Ai tutje tha se kjo do të ishte një arritje e madhe demokratike, dhe se qeveria duhet ta shpallë referendumin dhe nuk duhet të ketë frikë prej tij, sepse një qeveri qe ka frikë nga votat e popullit ajo qeveri është jopopullore dhe e cila do të zbatoj politika jolegjitime dhe që nuk kanë mbështetje nga qytetarët. Ai po ashtu tha se referendumi nuk mund te vidhet sepse 80 për qind e qytetarëve jane kundër këtij plani.

Kryetari i Këshillit Ligjor të Partisë Kombëtare theksoi se plani franko-gjerman nuk paraqet asgjë më pak se njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Plani e trajton të ashtuquajturën Kosovë si fqinj të Serbisë, e cila është plotësishtë e barabartë dhe ka të drejta të barabarta me Serbinë. Plani parasheh që Serbia nuk mund të përfaqësojë të ashtuquajturën Kosovë në sferën ndërkombëtare dhe se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarsimin e Prishtinës në asnjë organizatë ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, si dhe që Serbia të marrë përsipër të respektojë simbolet shtetërore të Kosovës dhe se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të udhëhiqen në bazë të parimeve nga Karta e OKB-së”, shtoi Doklestiq.

Doklestiq deklaroi se plani është qartësisht antikushtetues dhe “pranimi I tij nga cdo zyrtar shtetëror përben kryrjen e veprës penale të rrezikut të tërsësisë territorial” nga neni 307 i Kodit Penal, i cili dënohet me burgim deri ne 15 vjet.”

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...