Live

Partnerë në jetë dhe në “biznes”, zbulohet plantacioni i marijuanës, arrestohet çifti shqiptar në Spanjë

17:32 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Garda Civile ka arrestuar një çift shqiptar mëngjesin e sotëm në kuadër të operacionit të koduar “Rulot”.

Garda gjeti dhe shkatërroi një plantacion marijuane që ishte fshehur brenda shtëpisë së tyre në Cunit të Spanjës.

Teknikët nga kompania e shpërndarjes së furnizimit me energji elektrike kanë bashkëpunuar me çiftin për të siguruar energjinë elektrike.

Dy të arrestuarit, të cilët akuzohen për krimet e trafikut të lëndëve narkotike dhe mashtrimit me energjinë elektrike, do t’i drejtohen gjykatës në ditët në vijim./Abcnews.al/

Shpërndaje në

U Kopjua