Live

Pas aksionit të Policisë në veri, flet nga Brukseli Agim Bahtiri

17:38 / 16 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Nga Brukseli, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri e ka përshëndetur aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “po e përcjelli me vëmendje situatën pas aksionit, i cili i kontribon paqes dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët pa dallim”.

Përshendes aksionin e Policisë së Kosovës të zhvilluar sot në veri të vendit.

Edhe pse gjendem në Bruksel, po e përcjelli me vëmendje situatën pas aksionit, i cili i kontribon paqes dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët pa dallim.

Institucionet e Republikës së Kosovës dhe veçanërisht ato të sigurisë duhet të veprojnë në gjithë territorin e shtetit tonë, sepse të gjithë jemi të barabartë para ligjit.


Shpërndaje në

U Kopjua