Live

Pas ankesës së Spanjës, anulohet vendimi për lejimin e pjesëmarrjes së Kosovës në BEREC

16:31 / 17 Janar 2023

Nga Kosova Live

Pas një ankese që ka parashtruar Spanja, Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian ka anuluar vendimin e Komisionit për lejimin e pjesëmarrjes e Kosovës në Organin e Rregullatorëve Evropianë të Komunikimeve elektronike.

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian  ka theksuar se anulimi i këtij vendimi nuk ka lidhje me faktin se Kosova nuk njihet si shtet sovran nga BE-ja.

Reagimet për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë organ evropian kishin nisur në mars të vitit 2019, kur Komisioni Evropian kishte autorizuar disa vende të Ballkanit – përfshirë Kosovën – të marrin pjesë në detyrat e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve rregullatore kombëtare dhe BEREC.

Në të njëjtin vit, Spanja ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Bashkimit Evropian për ta anuluar vendimin në fjalë. Kjo ankesë ishte hedhur poshtë nga Gjykata e Drejtësisë së BE-së.

Më pas, Spanja është ankuar edhe në Apelin e Gjykatës së Drejtësisë të BE-së dhe e ka fituar tashmë lëndën.

Shpërndaje në

U Kopjua