Pas arrestimit të nëntë zyrtarëve të komunës së Lipjanit për dëmtim të buxhetit pas pranimit të punimeve të një stadium, ka reaguar Lëvizja Vetëvndosje – dega në Lipjan.
Sipas VV-së në Lipjan, zyrtari i 10-të që duhet të arrestohet është kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti.
“Keqpërdorimi i parasë publike e korrupsioni në Komunën e Lipjanit ka kohë që ka përfshirë secilin projekt e tenderë, por aftësia për t’i mbuluar e fshehur ato nga ana e qeverisjes lokale dhe Kryetarit Imri Ahmeti dukej se po funksiononte. Megjithatë, pas arrestimit të mëparshëm të zyrtarëve të Bujqësisë, sot u njoftuam për arrestimim e nëntë zyrtarëve tjerë të Komunës së Lipjanit për dëmtimin e buxhetit përmes pranimit të punimeve në stadiumin e Magurës i cili kurrë nuk ka përfundu, por mbetet një gërmadhë. Kryetari i Komunës qëndron mbrapa çdo keqpërdorimi, investimi e manipulimi, i cili vjelë përfitimet nga këto keqpërdorime”, thuhet në reagimin e VV-së në Lipjan.
Dega e VV-së në Lipjan, tutje i ka bërë thirrje hetuesisë e prokurorisë që hetimet të zgjerohen edhe tek kryetari i komunës dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, për siç thanë “për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që kanë keqpërdorur e kanë përfituar”.
“Ky është fillimi i fundit të Imri Ahmetit. Populli thotë: kungulli mbi ujë nuk të shkon gjithë”, thuhet në reagim.
Postimi i plotë: