Profilet e Donald Trump në Facebook dhe Instagram janë kthyer në funksion, më shumë se dy vite pasi ish-Presidenti amerikan u pezullua për shkak të trazirave në Capitol.
Postimi i fundit në Facebook i Trump ishte: “I kërkoj të gjithëve në Capitol që të jenë paqësorë. Jo dhunë! Kujtoni, NE jemi Partia e Ligjit dhe Rendit, respektoni Ligjin dhe efektivët e policisë. Falemnderit”.
Nick Clegg, President i Çështjeve Botërore të Meta, deklaroi para dy javësh se profilet e Trump do të kthehen pasi nuk ka më rrezik ndaj sigurisë publike: “Mendojmë se rreziku (ndaj sigurisë publike) është ulur mjaftueshëm.
Për këtë arsye, ne do të rikthejmë profilet e zotit Trump në Facebook dhe Instagram në javët në vijim.
Gjithsesi, po e bëjmë këtë me masat e duhura që të mos përsëriten shkeljet e mëparshme”.