Live

Pas kthimit nga Siria, luftëtari kërkon përsëri ISIS-in

11:24 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

I kthyer nga ISIS-i në Kosove Fitim Lladrovci tha se po të mundej, do të kthehej sërish atje.

Ai një një intervistë për “The Economict” tregon për udhëtimin e tij deri në fushbetejë.

Ishte vetëm 23 vjec kur morri rrugën për në Siri.

Në Prishtinë ai u nis me fluturimin për në Stamboll dhe nga aty u nis, për në Hatay, provincë në juglindje të Turqisë. Në aeroplan ka takuar një arab të veshur me të zeza, i cili e ka vozitur deri në një shtëpi njëkatëshe e me shtretër një mbi një. Aty ai u befasua kur takoi gjashtë shqiptarë të tjerë.

Lladrovci u dërgua në Aleppo për trajnime bashkë me burrat e tjerë. Atje tregon të ketë qëndruar në një vend të papastër e ka ngrënë ushqim të njëjtë tri herë në ditë.

 Në Kosovë ku u arrestua për gjuhë të urrejtjes por jo që ishte pjesëtar i ISIS-it. Pas tri vitesh ai u kthye në Obiliq.

Shpërndaje në

U Kopjua