Live

Pas lajmit të rremë për bombë në Aeroport, pasagjerët zbresin tri herë nga një aeroplan

21:04 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Pas konfirmimit për lajm të rremë në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, pasagjerët që destinacion kishin Bazelin, janë udhëzuar tri herë që të hyn në aeroplan, por që të njëjtit sërish janë urdhëruar që të zbresin.

Ata aktualisht janë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Ndërkohë, njëri nga ata ka dërguar edhe disa video në KosovaPress, duke thënë se personali nuk i ka njoftuar për arsyen e këtyre lëvizjeve. KosovaPress ka tentuar të marrë më shumë informacione nga zyrtarët në Aeroport, por nuk ka arritur.

Shpërndaje në

U Kopjua