Vëzhguesit e LDK-së janë rikthyer në Qendrën e Numërimit të Votave.
Ata nuk pranuan të tregojnë arsyen se pse u rikthyen, meqë më herët kishin dalë për shkak se në QNR ka filluar numërimi i votave të ardhura nga Serbia.
Më herët u raportua se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate i kanë tërhequr komisionerët e tyre nga Qendra e Numërimit të Votave.
Kjo tërheqje ka ndodhur, pasi aty ka filluar numërimi i votave të ardhura nga Serbia, të cilat nga këto dy parti po konsiderohen të paligjshme, raporton ksp.
Gjatë numërimit të këtyre votave, komisionerët janë duke përdorur dorëza.
Në një konferencë për media para QNR-së, Skënder Reçica i Nismës deklaroi se po tërheqin vëzhguesit “sepse s’duam të jemi pjesë e numërimit të votave të jashtëligjshme”.