Live

Pas pak mësohen detaje të reja| Zëdhënësi i BE-së mban konferencë për media nga Ohri

14:27 / 18 Mars 2023

Nga Kosova Live

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stan pritet që të mbajë konferencë për media nga ora 14:45.

Kështu raporton Klan Kosova, ndonëse nuk dihet nëse konferenca do të mbahet pas, apo para, fillimit të takimit trilateral BE-Kurti-Vuçiq.

Ndërkohë, pas përfundimit të takimit, raportohet se para gazetarëve do të flasë edhe kryediplomati evropian, Josep Borell, njëherit organizatori i këtij takimit.

Nuk dihet nëse liderët nga Kosova e Serbia do të deklarohen para mediave në lidhje me këto takime, derisa sapo kanë përfunduar ato që fillimisht u mbajtën të ndara.

Deri tani, dihet se palët kanë diskutuar në lidhje me planin e zbatimit të propozimit evropian, për të cilin u pajtuan më 27 shkurt.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...