Në xhaminë e fshatit Halabak këtë të hënë nuk u pa asnjë njeri të hyjë apo dal.
Kjo pasi ky vend, të shtunën u bë arenë e përleshjes.
Deri të ky konflikt erdhi pasi disa persona nuk u pajtuan me imamin e kësaj xhamije.
Qe nga dita shtunë dera e xhamisë në fshatin Halabak është mbyllur pas përleshjes që ndodhi brenda saj. Bashkësia Islame ka kërkuar nga banorët që ritet fetare t’i bëjnë në xhamitë e fshatrave për rreth.
Për këtë rast, u njoftua edhe Policia e Kosovës.
‘Raportohet se në momentin kur imami i caktuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në Podujevë ka shkuar në xhaminë e fshatit për kryerjen e riteve fetare, katër persona nuk janë pajtuar me imamin e caktuar dhe e kanë penguar atë, pastaj tre të dyshuar, nuk kanë lejuar që të sulmohet hoxha dhe gjatë asaj kohe njëri nga të dyshuarit dyshohet se e ka sulmuar me kondak të revoles njërin nga katër viktimat duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
E në derën objektit, BIK-u ka vendosur edhe njoftimin për mbylljen e përkohshme të xhamisë.
Por, për të zgjidhur këtë çështje, të hënën në Bashkësinë Islame në Podujevë erdhën edhe zyrtarë nga selia qendrore e BIK-ut.
Madje sekretari i Bashkësisë Islame ka treguar edhe arsyet se çka quan deri te tensionimi i situatës
Personat e dyshuar pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tyre është hapë rast për veprat lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje. /Tëvë1