Live

Pas protestave Bytyqi anulon konkursin për bursat e studentëve, edhe pse thotë se ishte i drejtë

12:32 / 08 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqyri Bytyqi, ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për medie, në të cilën ka folur për çështjen e bursave, që është bërë shkak që studentët të protestojnë për disa ditë me radhë për shkak të pakënaqësive në mospërfshirjen në bursa.

Ai tha se për shkak të gjendjes së krijuar janë të detyruar të anulojnë këtë konkurs për bursa deri në ardhjen e ministrit të ri të Arsimit.

“Çështja e bursave është çështja e kësaj konference. Pas shpalljes së konkursit është krijuar një situatë jo e mirë, joreale, por fatkeqësisht nuk po arrihet të kuptohet drejtë. Duhet ta sqarojmë pse është marrë ky vendim. Duhet ta kenë të qartë të gjithë se përzgjedhja e bursistëve bëhet nga universitetet bazuar në vijën buxhetore që ka. Bursat që shpërndan MASHT-i nuk janë bursa gjithëpërfshirëse”, tha Bytyqi.

Shpërndaje në

U Kopjua