Pasi mbrëmë ka udhëtuar urgjentisht drejt Rashkës shefi I shtabit të Ushtrisë së Serbisë Milan Mojsiloviqit sot i është bashkuar edhe Ministri I Mbrojtjes Millosh Vuçeviq në Rashkë. Aty, ata do të vizitojnë njësi të ushtrisë serbe që ndodhen në këtë rajon kufitar me Kosovën.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka mbërritur sot në garnizonin e Rashkës, ku është pritur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq.
Në njoftimin për media të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, thuhet se Vuçeviq dhe Mojsiloviq kanë zhvilluar një takim me oficerët e lartë të Forcave të Armatosura të Serbisë.
Sipas deklaratës, në takim është diskutuar për gjendjen aktuale të sigurisë.