Live

Pas skandalit me Gjestin, Jozi poston foto nga Prekazi me plis në kokë

10:05 / 19 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kishte disa ditë mungesë në rrjetet sociale, pas skandalit të tij në rastin me Gjestin.

Largimi i përkohshëm nga rrjetet sociale për Jozin, erdhi si pasojë e reagimeve të ashpra.

Por, ish-kandidati i BBVA 4, Jozefin Marku, e aktivizoi sërish llogarinë e Instagramit.

Së fundmi, ai tregoi se e ka vizituar edhe Kosovën.

Të paktën kështu shihet në Instastory, teksa e ka postuar një fotografi me plis në kokë nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, kështu duke dashur t’i prekë zemrat e kosovarëve me një mesazh patriotik.

Ngjarja që ndodhi në gjysmëfinalen e edicionit të 4-të të BBVA, bëri bujë të madhe dhe shkaktoi reagime të mëdha.

Jozi, në atë mbrëmje, kur e mori vesh lajmin se nuk do të vazhdojë tutje garën e goditi me sa pati fuqi, Gjestin./ Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua