Live

Pas spektaklit, Valbona Mema kërkoi të largohet nga Big Brother VIP Albania

14:48 / 29 Janar 2023

Nga Kosova Live

Në spektaklit e mbrëmshëm (të shtunën) të Big Brother VIP Albania për herë të parë u hap “Kutia e Pandorës” përball të cilës u vu Armaldo Kllogjeri.

I njohur ndryshe edhe si Maestro, atij iu dhuruan dy bileta VIP për të parë një nga ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë në futboll gjatë kualifikimeve për “Kampionatin Evropian 2023”, por përball kësaj atij iu dha dënim që të zgjidhte katër banorë për të iu hequr e drejta për të nominuar.

Për këtë, Armaldo zgjodhi Valbonën, Nitën, Diolën dhe Bjordin, gjë që shkaktoi debat dhe pakënaqësi.

Foto: Valbona Mema/Instagram

Mema e cila nisi debatin me Armaldon gjatë spektaklit u pa e prekur nga kjo edhe në vazhdimin e mbrëmjes duke bërë që në orët e vona ajo të mos ndihej mirë emocionalisht.

Artistja më pas ka kërkua që të largohet nga shtëpia e famshme duke bërë gati valixhen, por që ndryshoi vendimin me insistimin e banorëve dhe pasi u thirr në “Dhomën e rrëfimeve”.

Valbona është një ndër banoret më të reja që është bërë pjesë e shtëpisë së BBVA bashkë me Xhonatan Islamin.

Shpërndaje në

U Kopjua