Pas takimit të sekretarit të Amerikës Mike Pompeu dhe presidentit serb Aleksandar Vuqiç ka reaguar edhe Lista serbe.
Nënkryetari i kësaj liste Igor Simiq ,ka folur rreth takimit të djeshëm ,në mes Pompeos dhe dhe Vuqiç,ku është biseduar për Kosovën.
Ai ka mbështetur idenë e përbashkët të Vuqiç dhe sekretarit të Amerikës Pompeu,për vazhdimin e dialogut dhe kushtin e saj ,heqjen e taksës.
“Dita e sotme është unike në historinë e fundit politike të marrëdhënieve SHBA-Serbi, ku takimi përfundon me një qëndrim të përbashkët për situatën në Kosovë. Ky përparim diplomatik në marrëdhënie është rezultat i politikës përgjegjëse të presidentit Vuçiq, e cila bën që edhe ithtarët më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës ta pranojnë se çështja e Kosovës nuk përfundon me njohje të njëanshme të Kosovës, dhe se duhet të gjendet një zgjidhje kompromisi që respekton interesat e Serbisë dhe popullit serb”, është shprehur Igor Simiq.