Ministri i Drejtësisë në largim, Abelard Tahiri, pas telasheve që pati me noterë, po synon themelimin e Odës së Ndërmjetësuesve, por po kritikohet për veprimet e tij.
Ndërmjetësimi llogaritet në mesin e profesioneve të lira në Kosovë. Por, tash e sa kohë ata nuk kryejnë ndonjë punë në praktikë.Madje ende nuk ekziston as Oda e Ndërmjetësuesve.
Por, themelimin e këtij organi po synon ta bëjë Ministria e Drejtësisë, edhe pse qeveria është në detyrë.
Madje dikasteri që e udhëheq Abelard Tahiri, ka thirrur një kuvend për këtë kategori të profesioneve të lira, për t’i hapur rrugë formimit të Odës Ndërmjetësuesve.
Madje edhe votimi i kryetarit të Odës së Ndërmjetësuesve, është paraparë të bëhet të shtunën.
Por, një grup i ndërmjetësuesve janë kundër kësaj thirrje.
Ali Dragusha ndërmjetësues i licencuar thotë se së pari duhet të bëhen përgaditjet siç është raporti i punës e pastaj të thirret një kuvend i tillë.
Dragusha madje i ka dërguar kërkesë ndërmjetësuesve të tjerë që të mos marrin pjesë në këtë ngjarje.
Dragusha thotë që nuk as një urgjencë që kuvendi të konstituhet në këtë kohë.
Ndërsa sipas tij, ministria nuk është konsultuar me ndërmjetësuesit për hartimin e rregullores së punës për këtë kuvend.
T7 ka provuar të marr një përgjigje edhe nga Ministria e Drejtësisë, por ky dikaster e as vetë ministri në detyrë Abelard Tahiri, nuk janë përgjigjur.
Ndërkohë, kritika për veprimet e Ministrisë së Drejtësisë, kanë edhe shoqëria civile.
Nga Institui i Kosovës për Drejtësi, thonë se në situatën aktuale qeveria nuk ka të drejtë të marr vendime të tilla.
Paraprakisht Ministrisë së Drejtësisë i ka dal telashe edhe me procesin e emërimit të noterëve të rinj.
Madje ky proces është pezulluar tek pas reagimit të ashpër të disa ambasadave të huaja në Kosovë.