Live

Pas zgjedhjeve PDK nuk ka vija të kuqe

13:28 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica në një intervistë për KosovaPress deklaroi se në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen PDK-ja do të marrë pjesë në zgjedhje e vetme, por pasi të mbahen ato, ky subjekt nuk do të ketë vija të kuqe me asnjë parti politike.

Sipas Reçicës, kjo parti është e gatshme të shkoj në zgjedhje.

“PDK-ja kësaj radhe hynë në garë për të fituar dhe për ta pasur kryeministrin, dhe ai është Kadri Veseli. Duhet pasur parasysh që edhe pas zgjedhjeve që pritet të mbahen tash, ne si parti politike qoftë të pozitës ose të opozitës duhet të bashkëpunojmë”, vazhdon më tutuje Reçica.

Edhe pse Partia Demokratike e Kosovës është pro shpërndarjes së kuvendit më 22 gusht, ende nuk ka mbledhur të gjitha nënshkrimet nga deputetët e Grupit Parlamentar të këtij subjekti për të shkuar vendi në zgjedhje.

Por Reçica theksoi se PDK-ja do ta mbështet mocionin për shpërndarjen e kuvendit javën e ardhshme.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...