Live

Pasagjerët arrijnë të ndalin tramvajin pasi ngasësi humbi vetëdijen

18:42 / 23 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Pasagjerët që arritën të ndalnin një tramvaj në Gjermani pasi ngasësi kishte pasur një emergjencë mjekësore, janë vlerësuar si heronj.

Panik kishte pasur të dielën në mbrëmje kur tramvaji kishte ecur shpejtë nëpër stacionet e ndaljes drejt qytetit perëndimor të Bonnit.

Dy burra kishin hyrë me dhunë në kabinën e ngasësit, që ishte i pavetëdijshëm.

Një grua kishte thirrur kompaninë e transportit për instruksione dhe pasagjerët kishin arritur të ndalnin tramvajin, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Para hyrjes në kabinë, pasagjerët e frikësuar thirrën edhe policinë dhe frerët emergjentë dështuan të ndalnin automjetin. Incidenti ndodhi rreth orës 01:00.

“Ata bënë gjënë e duhur në një situatë të rrezikshme dhe shpëtuan jetë”, ka thënë kryetari i Bonnit, Ashok Sridharan, për gazetën lokale “General Anzeiger”.

Operatori lokal i transportit, SWB, ka mbrojtur veten pas nisjes së hetimeve. Kompania ka thënë se frerët emergjentë nuk e ndalin menjëherë automjetin, por njoftojnë ngasësin që mund të komunikojë me pasagjerët dhe më pas të ndalë tramvajin.

Ngasësi është duke u rikuperuar në spital, ndërsa burrat që arritën të ndalnin tramvajin shpëtuan me lëndime të vogla.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...