Live

Pasi fituan shumicën republikanët paralajmërojnë hetimin e familjes së Biden

09:19 / 18 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Një ditë pasi kanë siguruar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA, republikanët kanë bërë të ditur se prioriteti kryesor i tyre është që të hetojnë familjen e presidentit, Joe Biden.

Ligjvënësit kanë thënë se hetimi do të përqendrohet në marrëdhëniet e biznesit jashtë vendit, që ka djali i presidentit, Hanter Biden.

52-vjeçari është tashmë nën hetim federal, por deri tani nuk është përballur me asnjë akuzë.

Hanter Biden nuk është i përfshirë në administratën Biden në asnjë kapacitet.

Por republikanët e lartë këmbëngulin se hetimi i tyre do të përcaktojë shkallën e përfshirjes së dyshuar, të presidentit Joe Biden, në marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij.

Sipas një raporti që republikanët e kanë prezantuar të enjten në një konferencë shtypi të enjten, presidenti Biden, kishte gënjyer popullin amerikan rreth dyshimeve për përfshirjen e tij në marrëdhëniet e biznesit të familjes së tij.

“Pjesëmarrja e presidentit në pasurimin e familjes së tij është, me një fjalë, shpërdorim i rendit më të lartë. Dua të jem i qartë: ky është një hetim i Joe Bidenit dhe ky këtu do të jetë fokusi ynë”, ka thënë kryetari në ardhje i Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës, James Comer.

Ata akuzuan Hanter Bidenin, për krime, duke përfshirë evazionin fiskal, por nuk kanë treguar ndonjë plan të menjëhershëm për ta thirrur atë për të dëshmuar. / BBC

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...