Live

PDK e LDK reagojnë për shtyerjen e vizitave në SHBA

22:00 / 09 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Nga LDK e PDK kanë reaguar pasi disa ministrave e kryetarëve iu shtyen vizitat për në SHBA.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se rreshtimi me vendet e zhvilluara, demokratike e aleatët tanë nuk është nënshtrim, por pjekuri politike.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se refuzimi i vizave nga SHBA është pasojë e narratives izolacioniste dhe propaganduese.

Kurse zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi shkruan në Facebook “Ministrave të tij, Amerika po ua anulon vizat. – EULEX-in e ka kthyer këmbëkryq në Kosovë. – Veriun e Kosovës dalëngadalë po e dorëzon te strukturat paralele. – Luj bixhoz me Kosovën Albin Kurti, luj…”

Shpërndaje në

U Kopjua