Live

PDK i përgjigjet Haxhiut: Me kritika ndaj nesh po mundohesh ta largosh vëmendjen nga zhdukja e mostrave të Deharit

18:03 / 21 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Zyrtari i PDK-së, Përparim Gruda, pas dorëzimit në Kushtetuese të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ka thënë se ministrja e Drejtësisë po tenton të largojë vëmendjen nga zhdukja e mostrave në rastin e Astrit Deharit.

Albulena Haxhiu tha se dërgimi i Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në Gjykatën Kushtetuese ka për qëllim ‘zhagitjen’ e reformave meqë ky projektligj ka kaluar në Komisionin e Venecias.

Por, Gruda thotë se ajo nuk mund të largojë vëmendjen nga skandali i zhdukjes së mostrave të rastit Dehari duke sulmuar PDK-në pse ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Byronë.

“Në çdo demokraci normale, një Ministre e Drejtësisë do të duhej të mos kishte frikë nga Gjykata Kushtetuese, por ta mirëpriste vendimin e saj. Kosova duhet të ndahet njëherë e mirë nga logjika e gazit lotsjellës dhe e dhunës në institucione, dhe të kthehet të logjika, parimet dhe vlerat e Kushtetutës, të cilën ne do ta mbrojmë çdo ditë”, ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...