Live

PDK-ja në Lipjan akuzon Imri Ahmetin për punësime partiake

16:50 / 28 Janar 2023

Nga Kosova Live

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan ka akuzuar kryetarin e kësaj komune nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, për punësime bashkëshorteve të anëtarëve të saj duke kurdisur konkurset në sistemin arsimor.

Sipas tyre Ahmeti ka shpërblyer drejtorët dhe kryetarët e nëndegëve të LDK-së me punësime të grave të disa prej tyre në arsim, njofton Klankosova.tv.

“Keni zgjedhur kryetarin e nëndegës LDK-së dhe bashkëshortin e edukatores drejtor, duke shkelur udhëzimin administrativ, “Nr 151/ 2020, Për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të institucioneve publike”, ka shkelur Neni 2.pika 1.1. parimi i ligjshmërisë dhe depolitizimit dhe Nenin 5. Pika 1.7.7 ku citon, Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike”.

“Avazi i kurdisjeve të konkurseve vazhdon pranimin e gruas së tij, edukatore, SH.S, e cila pranohet në konkursin nr.4-111-56892 të shpallur me dt. 18.10.2022, QEAP Çerdhja në Lipjan, e vendi i punës në Banullë”, thuhet në një kumtesë për media nga kjo degë.

Mes tjerash, PDK-ja pretendon se prej kohësh i kanë bërë të ditura dyshimet për rastet e korrupsionit me ndarjen e subvencioneve, dhënien e tenderëve për ndriçim publik, asfaltim dhe ndërtim të parqeve, dhënien e lejeve për mbindërtime nga militantët partiakë, dhe konkurset e kurdisura në arsim e shëndetësi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...