Live

PDK me nëndegë në Horby të Suedisë, Reçica: PDK do vazhdojë rritjen e strukturave të saj

18:05 / 16 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, të dielen ka bërë të ditur se është themeluar një nëndegë e PDK-së në Hörby të Suedisë.

“Së bashku me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun dhe me kryetarin e Degës së PDK-së në Suedi, Valon Kryeziun, morëm pjesë në kuvendin zgjedhor të nëndegës së PDK-së në Hörby, me ç’rast kryetar i kësaj nëndege u zgjodh Lulëzim Sopjani dhe po ashtu kryesia në përbërje të katër anëtarëve.”, shkruan Reçica në facebook.

Tutje, Reçica i uron themelimin e nëndegës dhe zgjedhjen e Lulëzim Sopjanit në krye të saj. Si dhe tregon që PDK do të vazhdojë shtrirjen e strukturave të saj në të gjithë Suedinë.

Shpërndaje në

U Kopjua