Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se nuk ka patur mundësinë të jetë në terren në qytetet e Kosovës pas vërshimeve ngase ndodhet për vizitë zyrtare në Berlin.
Peci ka thënë se ka informacione se situata po shkon drejt normalizimit.
“Më lejoni që të shpreh keqardhjen time që për shkak të vizitës zyrtare në Berlin, nuk jam afër qytetarëve në Komunën e Mitrovicës, Skënderajt, Klinës, Istogut e çdo zone të prekur nga vërshimet e orëve të fundit.
Pavarësisht kësaj, Kryeministri dhe kolegët e mi Ministra, bënë një punë të palodhshme në teren, duke qëndruar pranë qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhe duke aktivizuar të gjithë mekanizmat qeveritar dhe të institucioneve vartëse, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës.
Ndihem i lehtësuar me gjendjen momentale pasi po shkojmë drejt normalizimit të situatës dhe bashkëndjej me qytetarët e prekur të Republikës së Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës që nga shtatori i kaluar ka themeluar mekanizmin koordinues ndër-institucional për reagim të shpejtë e menaxhim të situatave dhe rasteve të tilla, mekanizëm puna e së cilit është për tu përshëndetur” shkruan Peci në facebbok.
Postimi i plotë pa ndërhyrje: