Live

Peci: Nuk do mjaftonte një film i metrazhit të gjatë që ta përshkruajmë gjendjen në të cilën e kemi gjetur Ministrinë e Bujqësisë

19:52 / 17 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, me anë të një video-porosie në Facebook, ka përshkruar gjendjen në të cilën e ka gjetur Ministrinë e Bujqësisë, në momentin kur ka marrë përsipër kryesimin e kësaj ministrie, duke theksuar se nuk do të mjaftonte një film i metrazhit të gjatë për ta përshkruar atë gjendje.

“Të dashur qytetarë, në prag të dy vjetorit të Qeverisë Kurti 2, nuk do të mjaftonte një film i metrazhit të gjatë që ta përshkruajmë gjendjen në të cilën e kemi gjetur Ministrinë e Bujqësisë kur morëm detyrën”, ka theksuar Peci.

Sipas tiij, edhe mali subvencionohej pë grurë, e edhe banjot e shtëpive ishin mbushur me para të ryshfetit.

“Mali subvencionohej për grurë. Edhe banjot e shtëpive ishin mbushur me paratë e ryshfetit e vlera e këtyre parave vetëm në një rast arrinte afro gjysmë milioni euro.

Zyret e institucioneve shërbenin edhe si seli të kompanive dhe në to përgatiteshin tenderët. Vetëm në një rast kështu u përfituan jashtëligjshëm 1.4 milionë€. Arrestime, mungesë vizioni e strategjie, sistem i brishtë i menaxhimit të parasë publike dhe nëntë vite stagnim dhe mos aprovim të asnjë ligji”, shkroi Peci.

Ai më pas foli për të arriturat e Qeverisë Kurti2, duke theksuar se ajo vendosiluftoi krimin dhe korrupsionin dhe vendosi meritokracinë në procesin e vlerësimit të subvencioneve dhe të granteve.

“Fermerin e Kosovës e shndërruam në fermerin më të përkrahur në rajon. Rritëm përkrahjen financiare deri në 216%. Lehtësuam procedurat administrative për aplikim. Për herë të parë subvencionuam naftën dhe plehrat për fermerin e Kosovës”, shkroi Peci.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua