Live

Peci viziton komunat e prekura nga vërshimet: Asnjë dëm nuk do të anashkalohet nga qeveria

20:26 / 23 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar Mitrovicën, Zubin Potokun, Skenderajn, Klinën e Istogun, pas situatës me vërshime.

Peci tha se gjatë vizitës në këto komuna i ka siguruar qytetarët që asnjë dëm nuk do të anashkalohet nga ana e qeverisë.

“Në Mitrovicë e Zubin Potok vizitova bujqit e prekur nga këto vërshime dhe i inkurajova që t’i dokumentojnë ato e t’i dorëzojnë pranë Drejtorive për Bujqësi”.

“Po ashtu përpos inspektimit të dëmeve nga fatkeqsitë natyrore tek bujqit, zhvillova takime me kryetarët; atë të Komunës së Klinës Zenun Elezaj, të Komunës së Skenderajit Fadil Nura dhe të Komunës së Istogut Ilir Ferati; të cilët më njoftuan në detaje për situatën sfiduese me të cilën po përballen komunat respective”, u shpreh Peci.

Ai, gjithashtu tha se nga ky vit, Komisioni i Dëmeve në kuadër të qeverisë, do t’i trajtojë të gjitha dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, përfshirë edhe dëmet në sektorin e bujqësisë.

Shpërndaje në

U Kopjua