Live

Pejë: Babai i foshnjës i kishte parë copat e trupit, aty filloi tragjedia për familjen

21:29 / 21 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Vazhdon të jetë kryefjalë e mbrëmjes, skandali që ngjau në Spitalin e Pejës, atje ku raportohet se një foshnje e vdekur ishte vënë në lavatriçe nga dikush prej stafit të spitalit.

Në rrëfimin për Indeksonline, babai i foshnjës, identiteti i të cilit nuk është publikuar, ka thënë se dyshimet filluan në momentin kur nga stafi refuzuan ta lënë të lirë kufomën.

Spitali fillimisht refuzoi ta lirojë trupin e vdekur të fëmijës së tij, teksa dyshimet u konfirmuan kur babai veçse i pa copat e trupit.

Rasti tashmë është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës. Zëdhënësi i Prokurorisë gjegjëse, Shkodran Nikçi, ka thënë për Nacionalen se rasti ka ndodhur javën e kaluar, teksa hetimet janë duke vazhduar.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Prokurori i krimeve të rënda ka dal në vendin e ngjarjes, rasti është në fazën e hetimit. Po i presim edhe raportet nga Inspektorati Shëndetësor”, tha ndër tjerash ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...