Për herë të parë lexuesit e trojeve shqiptare do mund të kenë më shumë informacione të përmbledhura për dilemat mbi globalizimin, globalizimin, globalitetin…
Pas një pune disavjeçare Prof. dr. Fadil Maloku këto ditë ka botuar dy libra të veçantë shkencor.
Njëri me titull: “Globalizmi, mit, proces, ndërvarësi, apo tendencë?!” me 179 faqe dhe libri tjetër i titulluar “Globalizmi, (dez)integrimi dhe identiteti i Kosovës” me 147 faqe.
Që do t’u shërbejnë sidomos studentëve (për kursin “Sociologji e Globalizimit”) në Departamentin e Sociologjisë.
Por edhe studiuesve dhe njohësve të tjerë të shkencave politike në universitetet publike dhe ato private në Kosovë dhe viset tjera shqiptare.
Për këto libra janë dhënë mendime e gjykime nga studiuesit meritor universitar, historianët e mirënjohur, e publicistët e dalluar shqiptar, si: Prof. Dr. Ali Pajaziti, shkrimtari akademik dhe publicisti Jusuf Buxhovi, Prof. Dr. Zenun Halili, Prof. Dr. Gezim Selaci, Prof. Dr. Afrim Hoti, Albert Mecini Ph.D. candidate.
Librat mund t’i gjeni të Shtëpia Botuese “ARTINI” , që gjendet prapa Fakultetit Filologjik në Prishtinë, si dhe po ashtu javën e ardhshme edhe në Panairin e Librit në Tiranë.