Çmimet në Kosovë janë rritur edhe në muajin janar, krahasuar me muajin dhjetor të vitit që shkoj.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.9% në muajin janar të këtij viti.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet: perime (10.4%); energji elektrike (3.1%); duhan (2.6%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.2%); pemë (1.9%); shërbime financiare (1.8%); pajisje shtëpiake (1.8%); shërbime rekreative dhe kulturore (1.6%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (1.6%); qumësht, djathë dhe vezë (1.5%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (1.5%); bukë dhe drithëra (1.2%); prodhime ushqimore (0.8%); blerje e automjeteve (0.8%); shërbime ambulatore (0.6%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (0.2%); kafe, çaj dhe kakao (0.1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.9 për qind në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Ndërkohë që norma vjetore e inflacionit e matur në muajin janar 2023 krahasuar me muajin janar 2022 ishte 12.1%.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra (26.0%); bukë dhe drithëra (21.2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (20.5%); mish (18.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (18.9%); prodhime ushqimore (16.5%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (16.3%); energji elektrike (15.4%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (13.3%); perime (10.8%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (10.7%); mirëmbajte dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (10.6%); peshk (10.4%); qumësht, djathë dhe vezë (10.4%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (9.9%); mbrojtje sociale (9.5%); pije alkoolike (9.4%); kafe, çaj dhe kakao (9.0%); pemë (8.8%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (8.8%); gaz (7.7%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (7.6%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (7.5%); gjëra personale (7.4%); tekstile shtëpiake (7.3%); pajisje shtëpiake (6.4%); blerje e automjeteve (6.2%); veshje (5.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 12.1 për qind në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit”, thuhet në njoftim.