Live

Për tri orë mblidhen rreth gjysmë milioni euro për të prekurit nga vërshimet

23:08 / 26 Janar 2023

Nga Kosova Live

Mbrëmja humanitare “Bashkë ia dalim” ka rezultuar tejet e suksesshme.

Kjo pasi, vetëm për tre orë, siguroi rreth gjysmë milioni euro për familjet e prekura nga vërshimet e të enjtes së kaluar.

Shumë figura publike e artistë iu bashkuan këtij organizimi, duke ftuar njerëzit vullnetmirë e ata që gëzojnë mundësi financiare, për t’u dalë sadopak në ndihmë të tjerëve që vuajtën nga fatkeqësia natyrore.

Ky organizim është  transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës, ndërsa ka për qëllim mbledhjen e sa më shumë parave.

Duhet përmendur me patjetër faktin se nga vërshimet respektive, dëmet kanë qenë të konsiderueshme, madje me miliona euro.

Shpërndaje në

U Kopjua