Live

Perandori Naruhito vendoset zyrtarisht në fronin e perandorisë

15:46 / 22 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Perandori japonez Naruhito ka shpallur zyrtarisht kurorëzimin e tij, në një ceremoni ritual, ku morën pjesë më shumë se 100 liderë nga e gjithë bota.

Kreu i shtetit vendosi për mbretërimin e tij në maj, pasi babai i tij, Akhito, u bë perandori i parë që hoqi dorë në 200 vjet. Por të martën, Naruhito, 59 vjeç, njoftoi botën për ndryshimin e statusit tij, gjatë ceremonisë me një seri ritualesh të njohura si ‘’Sokui no Rei’’, në Pallatin perandorak në Tokio.

Ndërsa filloi ceremonia, u hapën perdet për të dalur më pas Naruhito dhe bashëkshortja e tij, Empress Masako, 55 vjeç, të dy të ulur në fronet e dekoruara me zbukurime.

Duke lexuar një copë letre të madhe, Naruhito shpalli kurorëzimin e tij si mbret, para një publiku të familjes perandorake.

‘’Unë zotohem me këtë që do të veproj në bazë të Kushtetutës dhe të përmbush përgjegjësinë time, si simbolin e shtetit dhe të unitetit të popullit të Japonisë, ndërsa gjithmonë do dëshiroj lumturinë e njerëzve dhe paqen e botës, duke qëndruar pranë gjithë njerëzve’’- tha Naruhito.

‘’Unë sinqerisht shpresoj se vendi ynë, përmes mençurisë dhe përpjekjeve të pandërprera të njerëzve, arrin zhvillim të mëtejshëm dhe kontribuon në miqësinë dhe paqen e bashkësisë ndërkombëtare, dhe mirëqenien e prosperitetin e njerëzimit.’’

Një numër i miqve, të profilit të lartë ishin të pranishëm, duke përfshirë princin e Britanisë Charles dhe udhëheqësen e Hong Kong Carrie Lam. Ceremonia e kurorëzimit do të pasohet nga një banket perandorak të martën në mbrëmje,shkruan gazeta Metro.

Shpërndaje në

U Kopjua