Live

Përdhoset flamuri i Kosovës para komunës së Gjilanit

15:35 / 20 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Në komunën e Gjilanit përdhoset flamuri i Kosovës, pamjet janë dërguar nga lexuesit e portalit tonë Kosovalive.net.

Ato shfaqin flamurin e Republikës së Kosovës që është përdhosur mu para objektit të Komunës së Gjilanit.

Për më tepër, duket qartë se në shtyllat e tjera valëvitet flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i Republikës së Shqipërisë.

E gjithë kjo pjesë është nën përkujdesje të organeve komunale në Gjilan, që prej vjeshtës së vitit 2021 drejtohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kujtojmë se vetëm tri ditë më parë, në Gjilan ashtu si edhe në komunat e tjera të Kosovës, u festua 15 vjetori i shpalljes së Kosovës shtet i pavarur.

Shpërndaje në

U Kopjua