Sonte në kuadër të platformës Web-TV të Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, Arian Vranica, përfaqësues i gastronomëve në Prishtinë. Vranica diskutoi për shumë çështje të ndryshme, problemet, vështirësitë që përballet gastronomia dhe se si ata pretendojnë që Qeveria i la në baltë.
Vranica tregoi se si edhe pagat e punëtoreve janë rritur si pasojë e rritjes së inflacionit. Përfaqësues i gastronomëve pohoi se si qeveria nuk ka ofruar asnjë lehtësim duke treguar se kërkesa e tyre pashterrshme e tyre ka qenë ulja e TVSH-së gjë e cila ka hasur në vesh të shurdhër.
“Për neve ka qenë një tendencë e tillë për me pasqyru një situatë kishe sektori është i padiciplinuar në aspektin e tillë, uji nuk është që po konsiderohet shpenzimi se edhe një gotë edhe një enë kur lahet ajo ka një kosto të caktuar dhe ajo është duke ta shfrytëzuar një punëtor që ti veç se ki obligime ndaj tij. Edhe pagat e punëtorëve janë rritur si pasojë e fenomenit të rritjës se inflacionit dhe gjitha këto probleme edhe mos përkrahja në kuptimin e nivelit qëndror e ndikimit tek ne, le shumë për të dëshiruar“, tha ai.
“Pasojat që janë ba në vendin tonë edhe mos lehtësimet që nuk janë ofruar në vendin tonë kanë ndikuar negativisht në vendet e tjera ki më shumë çka pret, tek ne ki më pak çka pret dhe kjo rritje të çmimëve. Nuk është që shërbimi është përmisuar jashtëzakonisht ose një ndryshim i madh, nuk është që standarti i njerzve është rrit përkitazi inflacionit kjo vetëm po i shkakton probleme bizneseve.Ulja e tvsh në shitje ka qenë kerkesë e pashterrshme. E cila ka hasur në vend të shurdhër gjithashtu ne kemi kerkuar edhe rikshikim të niveleve tatimkre edhe për produkteve bazike, sepse 140 produkte shembull janë afektu nese shohim nga rritja e karburanteve sepse duhet të furnizohet dhe të perdorët naftë edhe reduktimet e energjisë elektrike’, pohoi ai.
Ai bëri të ditur se rritja e inflacionit u bë shkak i mbylljes së shumë bizneseve. Duke thënë se bizneset po mbesin në mëshirën e diasporës.
“Shkalla e inflacionit do të shkoj deri në 6% sipas bankës qëndrore por dëmi veç se është ba një numer i madhë i biznesëve siç e ceka janë mbyllë ose janë pasivizu gjë që është shumë shqetësuese për sektorin e gastronomisë po shpresoi që niveli qendror i thirr mëndjes i bënë disa ndryshime në konsulltim më akterët e këtyre sektorëve p.sh më ne si shoqatë ku mund të bejmë ndryshime të mjaftueshmë në mënyre te emanciopjmë investitorin e jashtashtëm dhe lokal që të ketë më shumë investime në këtë sektorë. Nuk është bërë mjaftushëm por duhet vet bizneset mi gjet metodat mënyrat qysh me dal prej kësaj situate nonstop nën mëshiren e diasporës të themi ashtu edhe vizitoreve që duhet ta mirë kuptojne këtë situatë që është shkaktu në vendin tonë”, tha ai./Kosovalive.net/