Live

Përfundon mbledhja e grupit ndërministror për vrasjen e Hamide Magashit

10:45 / 19 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ka përfunduar mbledhja e dytë e  grupit ndërministror në lidhje me rastin e Hamide Magashit, e cila u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, i cili pastaj pas disa ditësh e kishte vrarë edhe veten.

Ushtruesja e Detyrës së Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, pas mbledhjes ka thënë se për detaje mediat do të njoftohen me kohë.

Gexha tha se janë diskutuar të gjitha raportet inspektuese dhe se janë në pritje edhe të raporteve të tjera duke thënë se më këtë po merren edhe organet e hetuesisë.

Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura pa praninë e mediave, derisa aty besohet të jetë shqyrtuar raporti i Inspektoratit Shëndetësor e i qendrave për punë sociale.

Për shkak të mostrajtimit të duhur të rastit të 35-vjeçares nga Lipjani para se të vritej, Inspektorati policor i Kosovës, ka suspenduar nga puna 4 zyrtarë policorë të stacionit në Lipjan.

Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për falsifikim të dokumenteve, dyshime me të cilat është duke u marrë Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sokol Haliti, i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, bëri vetëvrasje pas disa ditësh në arrati.

Hamide Magashi kishte urdhër mbrojtjeje nga Gjykata, pasi që e kishte raportuar të dyshuarin në Polici për dhunë në familje.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...