Live

Përfundon Shkolla Verore për nxënësit nga diaspora

17:23 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Pas 5 ditësh aktivitete ka përfunduar Shkolla Verore për nxënësit nga diaspora. Sipas një njoftimi nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në aktivitet e kësaj shkolle morën pjesë 37 nxënës dhe mësues nga diaspora dhe Kosova

“Shkolla verore 2019 u zhvillua me aktivitete të shumta që kishin për qëllim zhvillimin e personalitetit dhe shkathtësive të nxënësve, zhvillimin e mendimit kritik e kreativ, socializimin dhe krijimin e shoqërive të reja e shumë aktivitete të tjera atraktive e sportive. Nxënësit sfiduan njëri-tjetrin duke e bërë kështu shkollën verore njërën nga përjetimet më të mira të kësaj vere”, thuhet në komunikatën e Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Sipas këtij njoftimi, nxënësit nga diaspora vizituan bukuritë natyrore, si Grykën e Rugovës e Valbonën, ku u njohën me gjeografinë dhe relievin e këtyre anëve.

Qëllim i Shkollës Verore, të cilën për disa vite po e organizon Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike , është ruajtja e identitetit kombëtar, gjuhësor dhe kulturor, shkëmbimi i përvojave dhe kulturave të ndryshme, socializimi dhe krijimi i lidhjeve të reja shoqërore mes të rinjve të diasporës me ata të Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua