Live

Përgjysmohen rastet me tuberkuloz në dy dekadat e fundit

21:29 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ministria e Shëndetësisë po synon ngritjen e vetëdijes për pasojat shëndetësore, sociale dhe ekonomike që paraqet tuberkulozi.

Sipas zëvendësministres së këtij dikasteri, Dafina Gexha-Bunjaku, në dy dekadat e fundit është përgjysmuar numri i të prekurve me TBC.

Megjithatë, për drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, viti i kaluar pati një rritje të rasteve, krahasuar me ata paraprakë.

Për trajtimin e kësaj sëmundje, janë ndarë edhe fonde, ndër to edhe ai i Zhvillimit të Komunitetit.

Dita Botërore e Tuberkulozit, do të shënohet edhe gjatë të premtes, janë paraparë disa aktivitete në kryeqytet, por dhe në qytete të tjera të Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua