Katër persona mbetën të plagosur pas një përleshje fizike që ndodhi sot rreth orës 17:10 në Viti.
Tre prej të lënduarit u dërguan në QKUK, ndërsa njëri prej tyre u dërgua në qendrën emergjente në Gjilan. Sipas mjekut kujdestar të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia e Kosovës në Gjilan, përmes një komunikate për media, njoftuan se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim të policisë.
“Në këtë rast katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore dyshohet nga mjete të forta. Një (1) nga të lënduarit është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa tre (3) të lënduarit e tjetre për shkak të lëndimeve të pësuara janë transferuar në QKUK Prishtinë. Sipas mjekut kujdestar të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestuar tre (3) të dyshuar kosovar ndërsa dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë janë në kërkim policor”, thuhet në komunikatë.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shteti dhe rasti po hetohet nga Policia e Kosovës Hetimet Rajonale në Gjilan.