Live

Përleshje e rëndë mes nxënësve në Mitrovicë, dyshohet për të shtëna me armë zjarri

09:54 / 04 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Një përleshje në mes disa të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Bëhet fjalë për një përleshje në mes të disa të rinjve. Katër nxënës janë marrë në pyetje, një prej tyre është i lënduar”, ka bërë të ditur Zahiti.

Zahiti ka theksuar se njësitet përkatëse të policisë janë duke u marrë më rastin.

Ndërkaq nga dëshmitarët mësohet se dyshohet se në këtë përleshje janë përdorur edhe armë zjarri.

Shpërndaje në

U Kopjua