Ushtria austriake ka pezulluar operacionet e shpëtimit pas tërmetit në Turqi për shkak të situatës së sigurisë.
Zëdhënësi i ministrisë austriake Michael Bauer shkroi në Twitter se Njësia e Ndihmës për Fatkeqësi të Forcave Austriake (AFDRU) do të jetë e gatshme për operacione të mëtejshme shpëtimi kur mjedisi i punës të bëhet i sigurt.
“Mundësitë për të shpëtuar jetë nuk kanë asnjë lidhje të arsyeshme me rrezikun e sigurisë”, tha nënkoloneli Pierre Kugelweis në një deklaratë të shtunën, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
“Ka një agresion në rritje midis grupeve në Turqi”, tha ai.