Live

Përmbyset anija me 30 emigrantë, humb jetën nëna me dy fëmijët dhe një 31-vjeçare

21:18 / 16 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Një tragjedi familjare ka ndodhur mbrëmë, në mbytjen e anijes së emigrantëve në zonën detare të Psalidit. Sipas informacioneve që u bënë të ditura sot nga identifikimi i trupave të katër të vdekurve, bëhet fjalë për një grua 27-vjeçare me dy fëmijët e saj të vegjël dy dhe katër vjeç dhe një tjetër 31-vjeçare.

Gjithashtu në skaf ndodheshin 31 emigrantë, ndërsa forcat e rojes bregdetare kanë shpëtuar 27 persona. Mes tyre ishte edhe një 38-vjeçar, i cili u identifikua si trafikant dhe u arrestua. Kërkimet vazhduan gjatë gjithë natës me tre mjete të Gardës Bregdetare dhe një mjet lundrues privat.

Por siç raportohet skafi  ka bërë manovra të mprehta dhe të rrezikshme me shpejtësi të madhe dhe si pasojë ka humbur kontrollin dhe një numër i mjaftueshëm i pasagjerëve të tij janë gjetur në det. Sipas deklaratës së të shpëtuarve, nuk ka persona të zhdukur dhe numri i përgjithshëm i pasagjerëve ka qenë tridhjetë të huaj dhe trafikuesi i tyre. Mjeti transportues është sekuestruar nga Autoriteti Portual i Kos, i cili po kryen hetimet paraprake.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...