Nuk kanë humb problemet në Turqi, ku pas tërmetit që i mori jetën mijëra njerëzve, reshje të dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në shumë zona.
Sipas raportimeve të mediave turke, të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën, mes tyre një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.
Zonat që morën goditjen më të madhe ishin Sanliurfa, ku humbën jetën katër persona dhe Antijaman, ku një person humbi jetën.
Şanlıurfa’da sel sularında sürüklenen anne ve çocuğunu, çevredekiler son anda kurtardı.
— Yeni Şafak (@yenisafak) March 15, 2023
Në videot e publikuara vërehet se ujërat e vrullshëm kanë tërhequr makina dhe objekte të tjera pas tyre, ndërsa qytetarët bien në ujëra për të shpëtuar nënat dhe fëmijët.
Meteorologët paralajmërojnë, se dita e sotme me gjasë do të jetë edhe më e rëndë për nga intensiteti i reshjeve të dendura, që pritet të vazhdojnë deri në orët e vona të natës.
Recep Tayyip Erdogan shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e njerëzve në zonat e goditura nga tërmeti gjatë fjalimit të tij në një mbledhje të grupit parlamentar të partisë së tij, duke theksuar se ministrat e qeverisë dhe ekipet e shpëtimit ndodhen në zonë.
Şanlıurfa'da dün akşamdan bu yana etkili olan sağanak sonucu onlarca aracın sel sularında sürüklendiği anlar cep telefonu kamerasınca kaydedildi https://t.co/3yKLJEiK1p pic.twitter.com/Ay79qxJiSp
— ANADOLU AJANSI (@anadoluajansi) March 15, 2023