Live

“Përmes kreut të një institucioni treguam që jemi racistë”

19:27 / 25 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Neri Ferizi, ka reaguar pas publikimit të videos ku shihet një vajzë e mitur e komuniteteve pakicë duke u larguar me dhunë nga një lokal, derisa paraprakisht kërkoi lëmoshë nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Përmes një postimi në Facebook, Ferizi ka thënë se nëpërmjet institucionëve e shfaqëm racizmin tonë.

Postimi i plotë:

Edhe njëherë, përmes kreut të një institucioni treguam që jemi racistë. Nëse ka dikush dyshime për racizmin tonë kolektiv, le ta ndjekin videon e publikuar.

Shpërndaje në

U Kopjua