Live

Përparim Rama dhe Jim Xhema vizitojnë familjen e ish-presidentit Rugova

15:32 / 14 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me bashkëpunëtorin e ish-presidentit Rugova vizituan familjen e këtij të fundit.

Rama ka publikuar disa foto nga rezidenca në Velani, ndërsa po vizitën e cilësoi tejet frymëzuese.

Postimi i plotë:

Kënaqësi dhe tejet frymëzuese që bashkë me z. Jim Xhema – bashkëudhëtarin e Presidentit Rugova në rrugëtimin drejt pavarësisë së Kosovës, vizituam familjen e tij, me të cilët kujtuam lidhjet e forta vëllazërore të Presidentit me Z. Jim Xhema.
Zonja Fanë theksoi kontributin e jashtëzakonshëm që z. Xhema ka dhënë për vendin dhe popullin e tij.
Përulje, nderim e falënderim për veprën e Presidentit Rugova, Jim Xhemës dhe gjithë intelektualëve të rezistencës paqësore të viteve 90-ta e tutje.

Shpërndaje në

U Kopjua