Live

Përse shihni ëndrra të tmerrshme pak momente para se të zgjoheni nga gjumi?

19:50 / 01 Prill 2023

Nga Kosova Live

Përjetimi i ëndrrave ‘reale’, intence dhe të tmerrshme pak momente para zgjimit nga gjumi, është fenomen që njihet si ‘halucinacionet hipnopompike’

Rreth 8 për qind e njerëzve të moshave 15 deri 44 vjet kanë raportuar se i përjetojnë këto ëndrra, tregon një studim nga Universiteti i Stanfordit.

Gjatë këtyre ëndrrave ndjeheni sikurse jeni ende në gjumë, por në fakt jeni në kohë tranzicioni mes gjumit dhe zgjimit nga gjumi.

Ju në fakt nuk jeni as në gjumë kur këto ëndrra shfaqin, sepse këto nuk janë as “ëndrra” – kjo është arsyeja se përse njihen zyrtarisht si halucinacione, transmeton Telegrafi.

Gjatë këtyre halucinacioneve, truri është në gjendje gjysmë-gjumë/gjysmë-zgjuar. Një pjesë e trurit është ende në fazën REM – fazë e thellë e gjumit ku truri është më aktiv.

Kur filloni të zgjoheni, imazhet e ëndrrave të gjumit REM ndërhyjnë në gjendjen e zgjimit. Kjo shkakton që të përjetoni halucinacione.

Halucinacionet hipnopompike mund të jenë vizuale (e shihni një skenë apo situatë në mendjen tuaj), dëgjimore (mendoni se keni dëgjuar diçka, si një trokitje në derë apo dikush duke ua thërritur emrin) apo të prekshme (ndjeheni sikurse dikush është duke ju prekur).

Këto mund t’i përjetoni edhe në ëndrrat e rregullta. Për shkak se këto halucinacione janë dhe duken aq të gjalla, ato shpeshherë janë të tmerrshme dhe të frikshme.

Përderisa çdo njeri mund t’i përjetojë këto halucinacione, ato janë më të zakonshme tek personat që kalojnë më shumë kohë në fazën e gjumit REM.

Kjo mund të jetë si pasojë e mungesës së gjumit, ilaçeve të caktuara apo çrregullimeve të gjumit.

Rrjedhimisht, këto halucinacione mund t’i shmangni duke bërë gjumë më të mirë. Kjo do të thotë të kultivoni një cikël gjumi të rregullt dhe të siguroheni se i bëni të paktën 7 apo 8 orë gjumë çdo natë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...