Ardhja e ditëve të ftohta imponon trendë të rinj mode
Fustani është një veshje e preferuar e shumë grave, sepse me një veprim arrihet e gjithë dukja, por edhe lehtë kombinohet.
Në vazhdim kemi ndarë pesë modele fustanesh të cilat do të jenë moderne këtë dimër.
1. Fustane lëkure
Çdo herë kur dëshironi të lini mbresa të fuqishme – qoftë ai ndonjë takim pune apo ndonjë ndejë, zgjidhni fustan lëkure – klasikë për çdo kohë.
2. Fustane të thurura
Thurja me brinjë është gjithmonë një zgjedhje e sigurt. Domethënë, pa marrë parasysh për cilën pjesë rrobash bëhet fjalë, materiali i thurur mirë gjithmonë duket elegant dhe komod.
3. Fustane me jakë të lartë
Është i gjatë, tepër i madh, nga materiali më i fortë. Modelet e këtilla të fustaneve në vjeshtë vishen si për raste të përditshme.
4. Fustane prej pelushi
Ne nuk kundërshtojmë, por edhe sa po shohim, as trendesistet botërore nuk kanë vërejtje ndaj këtij materiali trendi.
- Mëngë të gjata + gjatësia mini e fustanit
Vishni xhaketë mbi fustan dhe dilni në takim me stil që të gjithë do ta vënë re.