Live

Pesë rrugë të reja në Prishtinë

13:42 / 06 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Komuna Prishtinës, përmes Facebook ka njoftuar se janë nënshkruar kontratat për 5 projekte të rëndësishme për investimet në infrastrukturën rrugore në lokacione të ndryshme të pjesës rurale të Prishtinës.

“Asfaltimi i rrugës Lagjja Hajdaraj, ndërtimi rrugës Dabishevc – Mutivodë, në lagjen Qelaj dhe Halilovit në fshatin Keqekollë, ndërtimi i rrugëve në Bardhosh te FSK-ja dhe rreth hekurudhës, ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në Gulmivadë, ndërtimi i rrugëve në lagjen Busi, ndërtimi i rrugicave në Shkabaj dhe asfaltimi i rrugës në Ballaban”, janë rrugët që do të asfaltohen, njofton komuna.

Sipas komunës këto rrugë  do të ofrojnë siguri dhe do të lehtësojnë qarkullimin e banorëve të këtyre pjesëve.

Shpërndaje në

U Kopjua