Live

Pesë të lënduar në një aksident në Lluzhan të Podujevës

21:11 / 17 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lluzhan të Podujevës, në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndëkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Shpërndaje në

U Kopjua